Policia në Gjilan për një javë shqipton mbi 1 mijë gjoba – apelon qytetarët të respektojnë dispozitat ligjore në trafik

Kronikë e zezë

Policia në Gjilan për një javë shqipton mbi 1 mijë gjoba – apelon qytetarët të respektojnë dispozitat ligjore në trafik

Më: 21 shkurt 2025 Në ora: 11:53
Foto ilustrim

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar 1574.

Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në hetimin e 13 aksidenteve të trafikut me dëme materiale, hetim i 11 aksidenteve të trafikut me të lënduar dhe shqiptim i masës së ndalim drejtimit të mjeteve motorike për 20 ngasës.

Tutje, Policia në Gjilan u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar në trafik me qëllim të parandalimit të aksidenteve.

Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, uleni shpejtësinë, mos përdorini telefonin, vendosni rripin e sigurimit, keni kujdes ndaj këmbësorëve, përdorni vijat e bardha për kalimin e rrugës, mos e neglizhoni sinjalistikën rrugore dhe semaforët. Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët”, thuhet në njoftim. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat