Në Urën e Bistricës në Zveçan, njësiti policor ka ndaluar kamionin me targa lokale që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se gjatë kontrollit është vërejtur se transportonte një sasi të druve.
Për të cilat ka prezantuar një dokument, e që nga pylltarët është konstatuar se është i falsifikuar.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti vazhdoi në procedurë të rregullt.