Pamje/ Gjuajtje me armë në Dardani, pasagjerët plagosin taksistin

Kronikë e zezë

Pamje/ Gjuajtje me armë në Dardani, pasagjerët plagosin taksistin

Më: 21 shkurt 2025 Në ora: 21:00 Përditësuar në ora: 21:13 më 21.02.2025
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një i plagosur nga të shtënat në kryeqytet/ Flasin nga Policia

Një person ka marrë lëndime si pasojë e të shtënave me armë zjarri sonte në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Zëdhënësja e policisë së rajonit për Prishtinë, Flora Ahmeti, ka thënë për kp, se rasti ka ndodhur rreth orës 20:00 dhe se personi i plagosur është dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 20:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar se një person është plagosur. Personi i plagosur, mashkull, është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Ahmeti. 

Pamje/ Gjuajtje me armë në Dardani, pasagjerët plagosin taksistin

Të shtëna me armë janë dëgjuar në lagjen Dardania në Prishtinë, mbrëmjen e së premtes.

Sipas dëshmitarëve, një taksist i “Taxi ASI” është plagosur nga pasagjerët pas një mosmarrëveshjeje.

Siç shihet në pamje, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes

Nuk dihen ende detaje tjera. Për çdo të re, do t’ju mbajmë të informuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat