Një i plagosur nga të shtënat në kryeqytet/ Flasin nga Policia

Kronikë e zezë

Një i plagosur nga të shtënat në kryeqytet/ Flasin nga Policia

Më: 21 shkurt 2025 Në ora: 21:04
Ilustrim

Një person ka marrë lëndime si pasojë e të shtënave me armë zjarri sonte në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Zëdhënësja e policisë së rajonit për Prishtinë, Flora Ahmeti, ka thënë për kp, se rasti ka ndodhur rreth orës 20:00 dhe se personi i plagosur është dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 20:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar se një person është plagosur. Personi i plagosur, mashkull, është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Ahmeti. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat