Të shtënat me armë në Prishtinë ku një person mbeti i plagosur, krejt çka dihet deri tani për incidentin

Aktuale

Të shtënat me armë në Prishtinë ku një person mbeti i plagosur, krejt çka dihet deri tani për incidentin

Më: 22 shkurt 2025 Në ora: 08:14
Foto nga vendi i ngjarjes

Një incident i rëndë u shënua orët e mbrëmjes e së premtes në lagjen Dardania në Prishtinë, ku pas disa të shtënave me armë, një person mbeti i plagosur. I njëjti u dërgua në QKUK për tretman mjekësor, ku po vazhdon trajtimin e tij.

Mediamësoi ekskluzivisht se personi që mbeti i plagosur në këtë incident është Gentrit Ibrahimi.

Nga informacionet e para që i siguroi media, thuhet se personat e dyshuar thirrën në kompaninë e taksive ku punonte i plagosuri dhe kërkuan që në Dardani të shkonte Ibrahimi.

“Dërgona Gentritin në Dardani”, dyshohet të kenë thënë të dyshuarit e rastit.

Ndërkohë për rastin, dhanë detaje edhe nga Klinika Emergjente e QKUK-së, ku është bërë e ditur se personi i plagosur është jashtë rrezikut për jetë.

Sipas mjekut kujdestar, Agron Çitaku, atij i janë pastruar katër plaga që ka marrë nga arma dhe më pas është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në Klinikën e Ortopedisë, në QKUK.

Ndryshe, për rastin u deklarua edhe Policia e Kosovës, ku zdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, konfirmoi se nga të shtënat në lagjen Dardania një person ka mbetur i plagosur.

“Rreth orës 20:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në lagjen Dardania në Prishtinë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar se një person është plagosur. Personi i plagosur, (mashkull), është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, tha ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat