Një burrë është arrestuar në Fushë Kosovë, i cili dyshohet se ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor.
Sipas policië, i dyshuari është liruar ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar fizikisht zyrtarin policor në kryerje të detyrës.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.