Një person ka mbetur i plagosur mbrëmë si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Lagjen Dardania në kryeqytet.
I plagosur dyshohet të jetë Gentrit Ibrahimi, taksist i një kompanie të njohur në Prishtinë.
Nga informacionet e para që thuhet se personat e dyshuar thirrën në kompaninë e taksive ku punonte i plagosuri dhe kërkuan që në Dardani të shkonte Ibrahimi.
Policia e Kosovës ka thënë se të dyshuarit janë ende në kërkim.
“Rr. Isa Boletini Prishtinë 21.02.2025-19:55. Raportohet se viktima mashkull kosovar, është gjetur i plagosur nga arma e zjarrit. Viktima është dërguar në QKUK. Sipas dëshmitarëve, të dyshuar janë dy persona të panjohur të cilët kanë ikur nga vendi i ngjarjes”, thuhet në raportin 24-orësh.