Një person derisa kishte qenë duke punuar me veturë taksi, dyshohet se është sulmuar fizikisht në kokë me grushta nga pasagjeri.
Madje, duke mos bërë as pagesën për shërbimin.
Rasti ka ndodhur dje në mesditë në veri të Mitrovicës.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, në konsultim me prokurorin është inicuar lënda e rastit e cila vazhdon të hetohet.