Nëntë raste të dhunës në familje brenda 48 orëve në Kosovë

Kronikë e zezë

Nëntë raste të dhunës në familje brenda 48 orëve në Kosovë

Më: 23 shkurt 2025 Në ora: 08:59
Foto ilustrim

Nëntë raste të dhunës në familje kanë ndodhur brenda 48 orëve në Kosovë.

Kështu ka bërë të ditur policia përmes raportit 24 orësh.

Dhuna në familje ka ndodhur në Prishtinë, Lipjan, Pejë, Podujevë, Gjakovë dhe në veri.

Prishtinë / 21.02.2025 – 23:30. Dyshohet se viktima femër kosovar me të dyshuarin mashkull kosovar -bashkëshortin e saj kishin pasur një mosmarrëveshje verbale dhe i dyshuari e kishte kapur për dy duart në krah me qëllim që ta ndaloj dhe si pasoj të dy ishin rrëzuar për tokë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.

Lipjan / 22.02.2025-10:00. Tre të dyshuar-a janë shoqëruar në stacionin policor për intervistim pasi që kanë pasur mosmarrëveshje. Tretman mjekësor kanë pranuar të dyshuarat femra. Në konsultim me prokurorin, të gjithë të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Podujevë / 22.05.2025-15:00.Është arrestuar i dyshuari m/k pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën f/k-të dashurën e tij dhe të njëjtën e ka kanosur se do ti poston fotot e saj, nëse rastin e denoncon në polici. Viktima për shkak të lëndimeve, pasi ka pranuar tretman mjekësor, është kthyer tek prindërit e saj, ndërsa i dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.

Prishtinë 22.02.2025, 14:21. Ankuesi mashkull shtetas i huaj ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është kanosur dhe sulmuar fizikisht nga djali i tij. Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe më pas është liruar, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Prishtinë 21.02.2025, 21:30,I dyshuari mashkull kosovar  dyshohet se nën ndikim të substancave narkotike e kishte kanosur dhe e kishte sulmuar fizikisht viktimën f/k. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Pejë / 22.02.2025-10:00. I dyshuari m/k-ish bashkëshorti i viktimës f/k, me të cilin kanë katër fëmijë, dyshohet se ka telefonuar vajzën e tyre dhe ka kanosur se nëse dikush i dërgon foto të viktimës me ndonjë djalë, do ta vras. Viktima pas intervistimit është kthyer në banesën e saj, ndërsa i dyshuari pritet të intervistohet lidhur me rastin, pasi të sigurohet prezenca e tij. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori. Rasti është duke u hetuar.

Pejë 22.02.2025, 19:00. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete dy të dyshuarit një mashkull kosovar dhe një femër shtetase e huaj- burrë e grua. Të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.

Gjakovë  22.02.2025, 21:00.  Është arrestuar e dyshuara femër/k, pasi që e njëjta në gjendje të dehur kishte  ofenduar me fjalë të ndryshme viktimën mashkull/k bashkëshortin  e saj. Me vendim të prokurorit pas intervistimit e dyshuara është dërguar në mbajtje.

Mitrovicë Veri  22.02.2025, 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare bashkëshorten e tij. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat