Një burrë është arrestuar pasditen e së shtunës në Ferizaj.
Ai dyshohet se kishte rrahur gruan (shtetase shqiptare) me të cilën bashkëjeton.
Kjo u konfirmua edhe nga policia.
Zëdhënësi rajonal Kanun Veseli, se i dyshuari po ashtu edhe e kishte kanosur viktimën pas një mosmarrëveshje.
“Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, tha Veseli.
Klankosova.tv mëson se ngjarja ka ndodhur pasi viktima (gruaja) kishte shkuar tek frizerja për t’i rregulluar flokët.
Dhe i dyshuari në shenje revolte kishte eskaluar në sjellje, duke e kërcënuar dhe rrahur gruan.