Aksident në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Më: 23 shkurt 2025 Në ora: 21:47
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë mes dy veturave ka ndodhur sot rreth orës 19:00 në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Shupkovc.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ku bëri të ditur se tre persona kanë mbetur të lënduar.

“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar rreth orës 19:00 në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, në segmentin rrugorë në fshatin Shupkovc.

Në aksident janë përfshirë dy vetura, ku përveç dëmeve materiale lëndime kanë pësuar tre persona”, ka thënë Zahiti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat