Një incident ka ndodhur sonte në fshatin Jashanicë të Klinës.
Atje ka pasur të shtëna me armë zjarri, me ç’rast ka edhe të plagosur.
Lidhur me rastin ka folur zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Tre persona janë të lënduar, dy prej tyre me mjete të forta, derisa një tjetër dyshohet nga arma e zjarrit. Gjendja e këtij të fundit është më e rënduar. Ata janë janë dërguar për emergjencën e spitalit rajonal. Rasti ka ndodhur rreth orës 22:41”, deklaroi Gashi.
“Njësitet relevante janë në vendin e ngjarjes. Një i dyshuar është identifikuar, por që ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe gjendet në arrati. Lidhur me rastin kanë nisur hetimet”, theksoi ai.