Policia në Prishtinë javën e kaluar sekuestroi 6 armë zjarri

Kronikë e zezë

Policia në Prishtinë javën e kaluar sekuestroi 6 armë zjarri

Më: 24 shkurt 2025 Në ora: 09:42
Foto ilustrim

Policia e rajonit të Prishtinës ka njoftuar se javën e kaluar ka realizuar 157 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 45 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime.

“Në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore,  personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.”

Po ashtu janë sekuestruar 6 armë zjarri.

“Kësisoj në harkun e njëjtë kohor janë sekuestruar 6 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe municione të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm. Ndërkaq aktivitetet policore  në sferën e sigurisë në trafikun rrugor.”

Në të njëjtën kohë janë shqiptuar 3 mijë e 641 gjoba.

“Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 3641 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor, prej tyre 508 të evidentuara nga vetura intelegjente dhe vetura me  radar mobil.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat