Javën që shkoi, Policia në Ferizaj shqiptoi mbi 1 mijë gjoba e hoqi 8 patentë shoferë

Kronikë e zezë

Javën që shkoi, Policia në Ferizaj shqiptoi mbi 1 mijë gjoba e hoqi 8 patentë shoferë

Më: 24 shkurt 2025 Në ora: 09:49
Foto ilustrim

Javën e kaluar në rajonin e Ferizajt, janë shqiptuar mbi 1 mijë gjoba dhe janë pezulluar 8 patentë shoferë.

“Gjatë javës së kaluar, nga data 17 – 23.02.2025, janë shqiptuar 1,009 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 8 patentë-shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.”

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 29 aksidente, nga të cilat 14 persona janë lënduar.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelon tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat