Katër të plagosurit në Klinë janë vëllezër, Policia dhe Prokuroria japin detaje

Kronikë e zezë

Katër të plagosurit në Klinë janë vëllezër, Policia dhe Prokuroria japin detaje

Më: 24 shkurt 2025 Në ora: 12:23
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Pejë dhe Policia e Kosovës kanë konfirmuar se janë arrestuar dy të dyshuarit për plagosjen që ndodhi mbrëmë në Komunën e Klinës.

Sipas informatave katër viktimat janë vëllezër, por që arsyet që kanë çuar deri të konflikti ende nuk janë të ditura për Prokurorin e Policinë.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka konfirmuar se pas një operacioni intensiv janë lokalizuar dhe arrestuar të dyshuarit.

Ai theksoi se hetimet janë në fazën fillestare dhe se viktimat do të intervistohen pasi të marrin trajtimin mjekësor.

“Lidhur me këtë çështje dyshohet se ka pasur të shtëna me armë zjarri ku në vendin e ngjarjes ka dal Policia e Kosovës, ku në vendin e ngjarjes ka dal menjëherë Policia e Kosovës ku ka hasur në njërën nga viktimat. Ku më pas në spitalin Rajonal të Pjesë kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe janë duke u trajtuar edhe tre persona të tjerë, ndërkaq përsonat e dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjes. Pas një punë operative policore intensive janë lokalizuar dy personat e dyshuar dhe më pas janë arrestuar dhe të njëjtit pas intervistimit nga hetuesit në praninë e avokatëve mbrojtës me urdhër të prokurorit të shteti janë ndaluar për 48 orë dhe brenda afatit ligjor prokurori i shtetit do të parashtroj kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit”, ka thënë Nikçi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat