Një incident me armë ka ndodhur sonte në fshatin Rogovë të Gjakovës.
Siç merr vesh sinjali një person ka tentuar ta vrajë një tjetër, për arsye që ende nuk dihen.
Media mëson se viktima ka shpëtuar pa lëndime, ndërsa i dyshuari së bashku me armën është dorëzuar në Polici.
Ndaj të dyshuarit do të ndiqen procedurat tjera në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit.