Aksident mes dy veturave në Kijevë – lëndohen tre persona

Kronikë e zezë

Aksident mes dy veturave në Kijevë – lëndohen tre persona

Më: 25 shkurt 2025 Në ora: 18:51
Policia

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë-Pejë, në fshatin Kijevë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj bëri të ditur, se në aksident janë përfshirë dy vetura.

“Rreth orës 13:30 në rrugën Prishtinë-Pejë në fshatin Kijevë, ka ndodhur aksident trafiku mes dy automjeteve. Përveç dëmeve materiale, është raportuar për tre persona të lënduar.

Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke trajtuar rastin”, tha ai. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat