Një person ka pësuar lëndime pasi ka rënë në tokë nga një ndërtesë në rrugën “Ibrahim Rugova” në Lipjan.
Siç merr vesh media, punëtori ka pësuar lëndime trupore, si pasojë e rënies nga objekti.
Burri 53-vjeçar është dërguar në gjendje të rëndë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe e ka arrestuar pronarin e punishtes.
I njëjti pasi është shoqëruar në Polici dhe është intervistuar nga hetuesit policorë, me vendim të Prokurorit është ndaluar për 48 orë.