Sekuestrohet një armë zjarri te një 16-vjeçar në Ferizaj

Kronikë e zezë

Sekuestrohet një armë zjarri te një 16-vjeçar në Ferizaj

Më: 26 shkurt 2025 Në ora: 08:43
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar një armë në Ferizaj.

Në njoftimin e policisë thuhet se të martën, rreth orës 19:35, policia ka pranuar një informacion se në rrugën “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj është vërejtur një person i dyshuar që posedon një armë zjarri.

“Menjëherë pas marrjes së informacionit, njësiti patrullues ka arritur në vendngjarje, ku ka identifikuar dhe legjitimuar të dyshuarin R.I, 16 vjeç. Gjatë kontrollit, tek i dyshuari është gjetur një armë zjarri (revole), e cila ka rezultuar jofunksionale”, thuhet në njoftim.

Tutje, theksohet se i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor për procedura të mëtejshme, ndërsa arma e mbajtur pa leje është sekuestruar.

Pas përfundimit të intervistës, rasti është referuar tek prokurori i shtetit, i cili ka iniciuar procedurën ligjore me dyshimin për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Policia Rajonale e Ferizajt mbetet e përkushtuar për sigurinë dhe rendin publik dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë duke raportuar çdo aktivitet të dyshimtë”, vijon njoftimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat