Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar që është i përfshirë në një rast kanosje.
Policia ka publikuar një fotografi të personit dhe apelon për informacione që mund të ndihmojnë në identifikimin e tij.
Qytetarët janë ftuar të ofrojnë çdo informacion që mund të çojë në identifikimin e personit të dyshuar.
Policia garanton se çdo informacion do të trajtohet me konfidencialitet të plotë.
Për çdo informacion, qytetarët mund të kontaktojnë Policinë e Kosovës në numrin e telefonit 192 ose përmes emailit: [email protected].