Ndalohen tre të mitur, u gjendet një armë zjarri

Kronikë e zezë

Ndalohen tre të mitur, u gjendet një armë zjarri

Më: 26 shkurt 2025 Në ora: 12:36
Policia

Të martën në Begunc të Vitisë janë ndaluar tre të mitur të cilëve u është konfiskuar një armë zjarri.

“Nga njësiti policor është ndaluar vetura civile me targa lokale në të cilin gjendeshin tre të mitur meshkuj kosovarë”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

“Gjatë kontrollit afër veturës në toke është gjetur dhe konfiskuar arma e zjarri Ekol e kalibrit 8 mm”.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, dhe pas intervistimit të miturit janë liruar në procedurë të rregullt”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat