Policia konfiskon dy armë zjarri në Shtime

Kronikë e zezë

Policia konfiskon dy armë zjarri në Shtime

Më: 27 shkurt 2025 Në ora: 23:58
Foto ilustrim

Policia ka bërë të ditur se ka konfiskuar një armë gjahu dhe një pistoletë në dy aksione të ndara në Shtime.

Sipas njoftimit të Policisë, më 27.02.2025, rreth orës 10:00, Policia në Shtime ka pranuar informatën se një person 26-vjeçar në fshatin Godanc posedon një armë gjuetie pa leje.

Ndërsa, rreth orës 16:10 Policia ka pranuar informatën tjetër, se në rrugën “Komandant Kumanova” një person 17-vjeç, posedonte një armë zjarri (pistoletë).

Pas veprimeve operative, hetuesit policorë, të dyshuarit i kanë shoqëruar në stacionin e policisë dhe në konsultim me prokurorin e shtetit, armët janë sekuestruar dhe ndaj të dyshuarve janë iniciuar rastet për veprën penale ‘Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve’ dhe më pas janë liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia.

Policia thot se mbetet e përkushtuar për sigurinë dhe rendin publik dhe inkurajon qytetarët të bashkëpunojnë duke raportuar çdo aktivitet të dyshimtë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat