Një këmbësore është lënduar sot në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë pasi është goditur nga një veturë në ora 07:40.
Për median, Florije Ahmeti, zëdhënëse për media në Policinë e Kosovës në Prishtinë.
“Sot rreth orës 07:40 kemi pranuar informatën se në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime”.
“Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësore dhe një veturë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja, e cila është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.
Ajo shtoi se me rastin po merret njësiti i trafikut të kryeqytetit