Aksident trafiku në Prishtinë, vetura godet këmbësoren – dërgohet në spital

Kronikë e zezë

Aksident trafiku në Prishtinë, vetura godet këmbësoren – dërgohet në spital

Më: 28 shkurt 2025 Në ora: 13:50
Foto ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prishtinë, ku një veturë e ka goditur një këmbësore e cila për pasojë ka pranuar lëndime.

Sipas informacioneve të para, këmbësorja është dërguar për të pranuar ndihmë mjekësore.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

 “Sot rreth orës 07:40 kemi pranuar informatën se në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësore dhe një veturë në lëvizje.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja, e cila është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut të kryeqytetit”, ka potencuar ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat