Pesë persona të lënduar nga një aksident mes tri veturave në fshatin Baicë

Kronikë e zezë

Pesë persona të lënduar nga një aksident mes tri veturave në fshatin Baicë

Më: 28 shkurt 2025 Në ora: 18:27
Foto ilustrim

Pesë persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident që ka ndodhur mes tri veturave në fshatin Baincë.

Aksidenti ka ndodhur në në magjistralen Pejë – Mitrovicë, rreth orës 15:00.

Lajmin për median e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Të lënduarit janë dërguar për tretman në spitalin rajonal të Pejës dhe pas marrjes së tretmanit janë liruar për në shtëpi. Në vendin e ngjarjes janë dalë njësitet relevante dhe e kanë kryer shikimin e vendit të ngjarjes”, tha Gashi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat