Prishtinë, përleshen katër persona, njëri prej tyre lëndohet

Kronikë e zezë

Prishtinë, përleshen katër persona, njëri prej tyre lëndohet

Më: 1 mars 2025 Në ora: 08:50
Foto ilustrim

Në Prishtinë të premten katër persona janë përleshur me njëri-tjetrin, aty pati edhe të shtëna me armë zjarri.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se gjatë përleshjes fizike, një burrë është lënduar dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë e kalibrit të vogël.

Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat