Arrestohet një grua në Jarinje nën dyshimin për spiunazh

Kronikë e zezë

Arrestohet një grua në Jarinje nën dyshimin për spiunazh

Më: 1 mars 2025 Në ora: 08:51
Foto ilustrim

Një grua është arrestuar nën dyshimin për spiunazh dje në pikën kufitare të Jarinjës.

Policia e Kosovës njoftoi se ajo është shtetase kosovare dhe se është dërguar në mbajtje.

“PKK, Jarinje 28.02.2025-17:30.

Me dyshimin e bazuar për kryerjen e veprës penale ‘spiunazh’, është arrestuar e dyshuara femër kosovare. Me urdhër të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, tha policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat