Një person është arrestuar në Klinë, pasi të njëjtit i është konfiskuar një armë zjarri me një karikator dhe katër fishekë.
Siç bën të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, pas intervistimit i dyshuari është liruar me procedurë të rregullt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me një karikator dhe 4 fishekë të kalibrit 9 mm.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, njofton Policia.