Dy burra e mbyllin një tjetër në një kafiteri të Suharekës dhe e godasin me grushte, arrestohen

Kronikë e zezë

Dy burra e mbyllin një tjetër në një kafiteri të Suharekës dhe e godasin me grushte, arrestohen

Më: 1 mars 2025 Në ora: 09:04
Foto ilustrim

Dy burra janë arrestuar në Suharekë pasi e kishin privuar nga liria kundërligjshëm një tjetër duke e mbajtur në një kafiteri.

Aty atë e sulmuan fizikisht duke e goditur me grushte, tha policia, e cila shtoi se motivi dyshohet të ketë qenë një borxh.

“Suharekë 28.02.2025-18:10 Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj  kosovarë, pasi të njëjtit kishin privuar nga liria e lëvizjes viktimën mashkull  kosovar duke e mbajtur atë në një kafiteri.

Të dyshuarit kishin sulmuar fizikisht duke e goditur me grushte si dhe kanosur viktimën. Motivi i incidentit dyshohet të jetë një borxh të cilin viktima ua kishte personave të dyshuar. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat