Një person është dërguar pa shenja jete në Qendrën Mjekësore në Graçanicë, ndërsa trupi i viktimës është dërguar për autopsi.
Rasti ka ndodhur të premten në ora 16:45.
“Hetim i vdekjes… Graçanicë 28.02.2025-16:45 Është sjellë pa shenja jete në Qendrën mjekësore viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në raportin policor.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi.