Lëndohet një punëtor në Brezovicë derisa po punonte në një shtëpi private

Kronikë e zezë

Lëndohet një punëtor në Brezovicë derisa po punonte në një shtëpi private

Më: 1 mars 2025 Në ora: 13:37
Foto ilustrim

Një 48 vjeçar ka marrë lëndime mjaftë të rënda trupore derisa po punonte në një shtëpi private në Brezovicë. Ai është rrëzuar nga shkalla në një lartësi disa metra.

Burime të medias nga Shtërpca kanë treguar se personi është dërguar në emergjencë me një veturë private nga disa persona dhe ka lëndime trupore.

Ndërkohë, Telegrafi ka kontaktuar zëdhënësin e Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veselin, i cili e ka konfirmuar rastin.

Më 01.03.2025, në orën 11:50, kemi pranuar një  informatë se një person ishte lënduar në Brezovicë. Patrulla e Policisë së Shtërpcës ka dalë menjëherë në vendngjarje, ndërsa  i lënduari ishte dërguar me një automjet privat në QMF Shtërpcë. Bëhet fjalë për personin D. I, 48 vjeç, i cili ishte rrëzuar nga shkalla duke punuar në një shtëpi. Ai ka pësuar lëndime trupore në kokë dhe dorë. Pas ndihmës së parë në Shtërpcë, për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor është transportuar në Ferizaj”, ka thënë për Telegrafin Veseli. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat