Aksident i rëndë në fshatin Korishë, vetura dhe kamioni përfundojnë jashtë rrugës

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në fshatin Korishë, vetura dhe kamioni përfundojnë jashtë rrugës

Më: 1 mars 2025 Në ora: 18:54
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në rrugën Suharekë – Prizren, përkatësisht në fshatin Korishë, ku janë përfshirë një veturë dhe një kamion.

Sipas pamjeve të siguruara nga vendi i ngjarjes, shihet se vetura dhe kamioni kanë përfunduar jashtë rrugës.

Për momentin nuk dihet nëse ka persona të lënduar si pasojë e këtij aksidenti.

Media ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të përgjigjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat