Sherr në një familje në veri: Dy vëllezër rrahen mes vete, bëhen për spital

Kronikë e zezë

Sherr në një familje në veri: Dy vëllezër rrahen mes vete, bëhen për spital

Më: 3 mars 2025 Në ora: 08:55
Foto ilustrim

Konfliktet në familjet kosovare janë mjaft të shpeshta dhe jo rrallëherë këto raste kanë eskaluar. Mosmarrëveshjet për motive të ndryshme i shtyjnë ata që të përshihen në përleshje të tilla dhe për pasojë përfundojnë në Polici.    

Kështu ka ndodhur së fundmi në një familje në Leposaviq, ku janë rrahur dy vëllezër pas një konflikti verbal.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se fillimisht dy të dyshuarit, të moshave 32 dhe 38-vjeçar janë rrahur me njëri – tjetrin, ku si pasojë e sulmit fizik kanë pësuar edhe lëndime trupore.

Rasti është denoncuar menjëherë dhe si rezultat, ka intervenuar një njësi policore.

Dy të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyre para hetuesve policorë dhe kanë rrëfyer në detaje se si ndodhi rasti.

Pas përfundimit të procedurave policore, ndaj dy vëllezërve të dyshuar, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën “Dhunë në familje” dhe masën e ndalimit policor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat