Një person është plagosur të dielen mbrëma në Prishtinë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Emshir, rreth orës 22:34.
Sipas policisë thuhet se rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje mes viktimës dhe dy të dyshuarve (pasagjerë).
Siç bën të ditur raporti 24 orësh, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit gjenden në arrati.
Lidhur me këtë rast, hetimet veçse kanë nisur nga autoritetet.
Rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.