Një person rrah një tjetër me grushte në Ranilluk, e bën për spital

Kronikë e zezë

Një person rrah një tjetër me grushte në Ranilluk, e bën për spital

Më: 3 mars 2025 Në ora: 10:04
Foto ilustrim

Një person ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale ishte sulmuar fizikisht me grushte nga një tjetër (serb).

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 00:40, në Ranilluk.

Tutje në raport thuhet se si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale ishte sulmuar fizikisht me grushte nga i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë. Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Ndërkaq, lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat