Policia ka njoftuar se në Bërnjak kanë sekuestruar një sprej nga një boshnjak, i cili po e mbante atë në mënyrë ilegale.
Në njoftimin e policisë thuhet se në konsultim me prokurorin rasti procedohet në procedurë të rregullt.
“Zyrtari policor në vendkalimin kufitar në hyrje në veturën e të dyshuarit mashkull boshnjak shtetas i Serbisë gjatë kontrollit ka gjetur dhe ka sekuestruar një sprej OC të cilin e kishte mbajtur në mënyrë ilegale.
Nga i dyshuari është sekuestruar sprej dhe në konsultim me prokurorin rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.