Policia ka bërë të ditur se nga 24 shkurti deri më 2 mars janë shqiptuar 1 mijë e 188 gjoba kundërvajtëse në rajonin e Ferizajt.
Në njoftimin e policisë thuhet se gjatë kësaj periudhe janë pezulluar 10 patentë shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.
Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 36 aksidente, nga të cilat një me fatalitet,
10 me të lënduar dhe 26 aksidente me dëme materiale.