Arrestohet një 50-vjeçar në Prizren, ishte në kërkim si i dënuar me 8 muaj burgim për vjedhje

Kronikë e zezë

Arrestohet një 50-vjeçar në Prizren, ishte në kërkim si i dënuar me 8 muaj burgim për vjedhje

Më: 3 mars 2025 Në ora: 15:38
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në Krushë të Vogël të Prizrenit është arrestuar një 50 vjeçar i cili ishte në kërkim pasi është i dënuar me 8 muaj burgim efektiv për “Vjedhje të rëndë”

“Me datën 03.03.2025, Policët e njësitit të realizimit të urdhëresave  të Stacionit Policor Prizren Veri pas veprimeve operative –hetimore kanë arritur që të identifikojnë, të lokalizojnë dhe të arrestojnë  të dyshuarin E. M., mashkull 50 vjeçar nga Krusha e vogël, Prizren.

 I njëjti ka qenë në kërkim pasi që ka qenë i dënuar me 8 muaj burg efektivë me vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore të Prizrenit.  I arrestuari është i dënuar me 8 muaj burg për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

I arrestuari  E.M. (50 vjeçar)  fillimisht është sjellë në stacionin Policor Prizren-Veri dhe më pas është dërguar në burg në vuajtje të dënimit.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat