Pengoi policët në kryerje të detyrës, arrestohet një person në Prishtinë

Kronikë e zezë

Pengoi policët në kryerje të detyrës, arrestohet një person në Prishtinë

Më: 4 mars 2025 Në ora: 09:18
Foto ilustrim

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi i njëjti ka penguar policët në kryerje të detyrës.

Policia ka bërë të ditur se ai ka qenë me një person tjetër.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili së bashku  me të dyshuarin tjetër mashkull  kosovar, kanë penguar zyrtarët policor në kryerje të detyrës zyrtare.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt hetimore”, thuhet tutje në raportin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat