​Grabitja e market në Ferizaj, dy të arrestuar

Kronikë e zezë

​Grabitja e market në Ferizaj, dy të arrestuar

Më: 4 mars 2025 Në ora: 17:21
Foto ilustrim

Një 35 vjeçar me inicialet I.D. dhe një 27 vjeçar me inicialet M.Q., janë arrestuar sot , nën dyshimin se dje kanë kryer një grabitje të armatosur në një market në Ferizaj.

Sipas Policisë, më datën 03.03.2025, rreth orës 18:25, policia ka pranuar një informatë për një grabitje të armatosur në një market në rrugën "Astrit Bytyqi" në Ferizaj.

“Menjëherë, në vendngjarje kanë dalë patrullat policore, hetuesit e stacionit policor të Ferizajt, hetuesit rajonalë dhe krimteknikët, për të kryer hetimet dhe ekzaminimet e nevojshme. Nga deklarata e ankueses (punëtores së marketit) dhe shqyrtimi i pamjeve nga kamerat e sigurisë, është konstatuar se dy persona të maskuar, nën kërcënimin e armës, kanë hyrë në market dhe kanë marrë një shumë të parave, rreth 1,000 euro. Falë një pune intensive hetimore në terren, me datën 04.03.2025 hetuesit rajonalë kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë dy të dyshuarit. Me urdhër të gjykatësit, është kryer bastisja e banesës të tyre, ku janë siguruar prova që lidhen me rastin. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, në pritje të procedurave të mëtejshme hetimore”, thuhet në komunikatë.

Policia e Rajonale e Ferizajt mbetet e përkushtuar për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe për të parandaluar veprimet kriminale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat