Gjendet pa shenja jete një 57 vjeçar në Prishtinë, Policia nis hetimet

Kronikë e zezë

Gjendet pa shenja jete një 57 vjeçar në Prishtinë, Policia nis hetimet

Më: 5 mars 2025 Në ora: 19:17
Foto ilustrim

Një 57 vjeçar është gjetur pa shenja jete të mërkurën në bulevardin “Bill Klinton” në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë se vdekjen e viktimës e ka konstuar ekipi emergjent në vendin e ngjarjes.

Po ashtu ai ka njoftuar se Policia tashmë ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit.

“Rreth orës 18:15, është raportuar për një person të shtrirë në tokë në bulevardin “Bill Klinton”  në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe  mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se personi, mashkull, rreth 57 vjeç, është pa shenja jete. Aktualisht policia ka nisur një hetim mbi vdekjen  me qëllim  zbardhjen e plotë të të gjitha  rrethanave që karakterizojnë rastin”, ka thënë Borovci.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat