Detaje nga rasti i vdekjes së 57-vjeçarit: Kishte probleme me zemër, ka qenë duke pritur në stacion

Kronikë e zezë

Detaje nga rasti i vdekjes së 57-vjeçarit: Kishte probleme me zemër, ka qenë duke pritur në stacion

Më: 5 mars 2025 Në ora: 20:58
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një trup pa shenja jete është gjetur në bulevardin “Bill Klinton” në Prishtinë, të mërkurën rreth orës 18:15.

Zëdhënësi për media në Policinë e Kosovës në Prishtinë, Agron Borovci, ka shtuar se është raportuar për një person të shtrirë në tokë.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjentë të cilët kanë konstatuar se personi, mashkull, rreth 57-vjeç, është pa shenja jete”, tha Borovci.

Për të njëjtin rast, mësohet se 57-vjeçari ishte duke e pritur autobusin në stacion dhe më pasë ka rënë në tokë.

I njëjti kishte probleme me zemër, pra ishte i sëmurë. Familjarët e të ndjerit kanë thënë se nuk dëshirojnë që të ndjerit t’i bëhet autopsia, dhe i trupi i të njëjtit i është dhënë familjes. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat