Mbrëmë, rreth orës 23:25, ekipi i Njësisë së Reagimit të Shpejtë ka ndaluar një veturë të tipit Mercedes me targa vendore në fshatin Balaj. Automjetin e drejtonte shtetasi E.K., 20 vjeç.
Sipas policisë, gjatë kontrollit, tek i dyshuari, në çantën e dorës, është gjetur një armë zjarri me katër fishekë.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, ndërsa arma është konfiskuar.
“Rasti është marrë në trajtim nga njësiti i hetimeve dhe në konsultim me prokurorin e shtetit, është iniciuar procedura për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.” Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.