Është arrestuar një i mitur në Gjakovë, i cili dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka plagosur me armë zjarri një burrë.
Sipas policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte plagosur me armë zjarri viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe dy gëzhoja.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia.