Arrestohet një person në Prishtinë – sulmoi vëllain dhe kunatën shkaku i pronës

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Prishtinë – sulmoi vëllain dhe kunatën shkaku i pronës

Më: 6 mars 2025 Në ora: 08:40
Foto ilustrim

Një rast kanosje është raportuar brenda 24 orëve në rrugën “Kamer Loshi” në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje rreth një prone kishte kanosur me armë dhe kishte sulmuar fizikisht vëllain dhe kunatën e tij.

Gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

I njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat