Plagoset një 26-vjeçar në Prizren

Kronikë e zezë

Plagoset një 26-vjeçar në Prizren

Më: 6 mars 2025 Në ora: 10:20
Foto ilustrim

Sot pas mesnate në rrugën “Durrësi “ në Prizren pas një fjalosje i dyshuari Z.T., 31-vjeçar ka shkrepur me armë zjarri në drejtim të viktimës Y.G., 26-vjeçar.

Sipas policisë, viktima është plagosur në këmbë dhe është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit, ndërsa polica posa e ka marr informatën kanë shkruan në drejtim të vendit të ngjarjes.

“Me kohë janë njoftuare dhe Sektori i Hetimeve të stacionit dhe hetuesit e Sektorit Rajonal të hetimeve të cilët kanë dal në vend ngjarje dhe kanë mbledh provat dhe dëshmitë.  I dyshuari është vetëndezur dhe ka dorëzuar armën që dyshohet se është përdorur për kryerjen e veprës penale, një AK 47 gjinden në trajtim mjekësor, gjendja e tyre sipas mjekut kujdestar është jashtë rrezikut për jete, kurse të dyshuarit tjerë janë në kërkim”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar :

-Pushkë automatike me numër serik AK -47;

-2 karikatorë;

-7 fishekë te kalibrit te panjohur;

-1 gëzhojë.

I dyshuari është intervistuar ë prezencën e avokatit, në konsultim me prokurorin kujdestar rasti është cilësuar si “Vrasje në tentative “ dhe “Mbajtje në pronësi. kontroll, posedim apo shfrytëzim i pa autorizuar i armës”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat