Një burrë është arrestuar dje , në Vushtrri, rreth orës 12:50, nën dyshimin se ka kanosur një tjetër pas një mosmarrëveshjeje.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes.
Dhe, gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit, kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me pesë fishekë.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet tutje në raportin e policisë.