Djali në Podujevë rrah nënën, policia në kërkim të tij

Kronikë e zezë

Djali në Podujevë rrah nënën, policia në kërkim të tij

Më: 7 mars 2025 Në ora: 09:37
Policia

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua nga Podujeva ka pranuar tretman mjekësor, pasi është sulmuar fizikisht nga djali i saj.

Rasti është cilësuar si dhunë në familje dhe ka ndodhur të enjten.

“Viktimës femër kosovare i është dhënë ndihmë mjekësore, pasi që dyshohet se ishte sulmuar fizikisht nga djali i saj i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

I dyshuari thuhet se gjendet në arrati, ndërkohë që rasti thuhet se është duke u hetuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat