Plas sherri në Lipjan: Kërcënohet me armë zjarri një person, Policia i gjen të dyshuarit rreth 70 fishekë

Kronikë e zezë

Plas sherri në Lipjan: Kërcënohet me armë zjarri një person, Policia i gjen të dyshuarit rreth 70 fishekë

Më: 9 mars 2025 Në ora: 08:10
Foto ilustrim

Një konflikt verbal mes dy personave në fshatin Llugali në Lipjan eskaloi në kanosje me armë zjarri, por që fatmirësisht nuk pati përdorim të armës. I dyshuari për rastin përfundoi në ndalim për armë ilegale pasi të njëjtit iu bastis shtëpia.

Siç merr vesh media, i dyshuari fillimisht ka pasur një mosmarrëveshje me viktimën, të cilin e ka kërcënuar me një armë që e posedonte pa leje.

Përballë kësaj situate, rasti është lajmëruar në Polici dhe si rezultat kanë intervenuar njësitë përkatëse.

Shtëpia e të dyshuarit është kontrolluar, me ç’rast janë konfiskuar një armë, rreth 70 fishekë, ndërsa në veturë u gjet një fishek i armës.

Pas konfiskimit të provave në vendin e ngjarjes, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me rastin.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme ligjore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat