Siguria në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, sidomos nga vjedhjet e grabitjet, fenomen ky mjaft shqetësues, që po shkakton humbje e pasiguri nëpër banesa e shtëpi.
Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në Kaçanik, ku dikush arriti të kryejë vjedhje të rëndë brenda shtëpisë së familjes Krasniqi.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se hajnat kanë depërtojë me forcë dhe ka hapur një kasafortë, në të cilën ndodhej një armë zjarri që u ‘avullua’.
Rastin e ka denoncuar në Polici pronari i shtëpisë dhe ka kërkuar ndihmë.
Si rezultat, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e personave të dyshuar.
Me urdhër të prokurorit, hetimi është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet i dyshuari.